INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga vrasja në Durrës! Autorët e dyshuar...

Detaje të reja nga vrasja në Durrës! Autorët e dyshuar...

Publikuar më: 10:14 07-11-2018

Durrësi është tronditur në orët e vona të mbrëmjes. Në një makinë është gjetur i vrarë, Edison Harizaj 39 vjeç dhe i plagosur Genci Caci 33 vjeç.
Viktima dhe i plagosuri ishin qëlluar me armë brenda një automjeti Audi me targa AA867TX në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar.
Sot është zbuluar se ata të dy janë me origjinë nga Vlora. Harizaj dhe Caci po udhëtonin me makinë nga Tirana drejt Kavajës kur ju është bërë pritë dhe kanë rënë pre e një atentati tipik mafioz. Sipas dyshimeve të para të policisë, mendohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Një makinë e djegur u gjet në Shën Vlash, që mendohet se u përket atentatorëve. Këta të fundit mendohet që më pas kanë përdorur një tjetër automjet për t’u larguar.
Viktima e këtij atentati, Edison Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë edhe për disa ngjarje kriminale në vend, por dhe shumë e njohin si mik të Emiljano Shullazit.

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959