INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, arrestohet biznesmeni shqiptar, president i një klubi futbolli

Itali, arrestohet biznesmeni shqiptar, president i një klubi futbolli

Publikuar më: 10:23 07-11-2018

Policia italiane arrestoi një organizatë të trafikantëve shqiptarë dhe italianë të drogës. TGCOM24 shkruan se njëzet e dy persona përfunduan në burg: në mesin e tyre edhe Gëzim Sallaku, president i skuadrës së futbollit Darfo, që luan në kampionatin e Serisë D. Në shtëpinë e Sallakut policia ka kapur tri armë pa leje, të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij me pamje nga Liqeni Iseo.

persidneti.jpg

Nuk është hera e parë që biznesmeni shqiptar arrestohet nga policia italiane. Ai u arrestua në fillim të vitit 2017 për evazion fiskal ndërsa gjykata vendosi sekuestro të aseteve të Sallakut përfshirë dhe aksionet në klubin e futbollit Darfio si dhe apartamente e restorante në vlerën e 13 milionë eurove. Në dhjetor të 2017 Gjykata e Kasacionit në Itali vendosi anulimin e sekuestros së pronave për biznesmenin shqiptar Gëzim Sallaku.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662