INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga aksidenti tragjik. Ja çfarë i bëri bashkë tre të rinjtë që patën një fund fatal [FOTO]

Detaje nga aksidenti tragjik. Ja çfarë i bëri bashkë tre të rinjtë që patën një fund fatal [FOTO]

Publikuar më: 18:32 01-05-2018

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në Kurbin ku si pasoj humbën jetën 3 të rinj, përkatësisht 22, 20 dhe 17 vjeç.

22-vjeçari Juri Margjoni ishte nisur nga Tiranë për në Kurbin për të marrë dy shokët e tij, Simon Kaza, 20 vjeç dhe Bert Markut, 17 vjeç për të festuar 1 Majin.

Pasi i ka marrë është nisur drejt Tiranës, por në aksin Adriatik, mjeti që drejtohej 22-vjeçari ka dalë nga rrugë duke përfunduar në kanal.

Policia sqaron se rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO që kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë, kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet.

screenshot-23-1525184840-7896005_1525187702-7456788.jpg

aksidenti-lac-696x368.jpg

5ae882dca47e7SHOFERIIII.jpg

Drejtuesi i automjetit, 22 vjeçari Juri Margjoni

 

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711