INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Bovilla Fest 2018'', një aktivitet që nuk duhet humbur. Ja axhenda dhe gjithçka duhet të dini për një ditë ndryshe

''Bovilla Fest 2018'', një aktivitet që nuk duhet humbur. Ja axhenda dhe gjithçka duhet të dini për një ditë ndryshe

Publikuar më: 18:40 01-05-2018

Travel to Discover Tirana në bashkëpunim me Ecovolis dhe Eco Albania Adventure organizon "Bovilla Fest 2018 ". Nëse keni shpirtin e aventurës dhe dëshironi të zbuloni atraksionet që Tirana ofron ky aktivitet nuk duhet humbur kurrsesi. Miq të rinj dhe aktiv, energji pozitive ,frymë ndryshe,camping, naturë janë gjithccka duhet për të kaluar një ditë ndryshe.

Liqeni i Bovillës ndodhet vetëm 45 minuta larg Tiranës, shumë afër për të kaluar një fundjavë larg rutinës së përditshme dhe zhurmës së Tiranës. Më 12 maj “Bovillia Fest 2018” ju pret të gjithëve për të festuar dhe bërë qejf.

Më poshtë do të gjeni edhe oraret që nga nisja e “Bovilla Fest 2018”:

9:00 - Takimi dhe nisja nga Tirana tek sheshi “Nënë Tereza” Stacioni i Biçikletave Ecovolis.

09:30 - Ndalim për kafen e mëngjesit afër Liqenit të Bovillës.

10:00 - Arrijmë në Liqenin e Bovillës dhe fillojmë hiking , ecje dhe ngjitje normale dhe me një vështirësi të përballueshme për të gjitha moshat, mjafton të keni veshje sportive.

11:00 -13:00 - Ndalesë në lëndinën që ndodhet në majë të malit. Aty do të shijojmë drekën [ushqimet qe kemi marre me vete].

14:00 - Vazhdojmë Lojra të ndryshme dhe bashkëbisedim dhe histori lidhur me liqenin e Bovillës dhe Malin e Gramtit.

15:00 - Pushojmë buzë liqenit, bëjmë foto dhe bëhemi gati të kthehemi tek furgoni. Për rezervime kontaktoni në numrin +355685675269.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004