INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja shqiptare jep lajmin e ëmbël: Mezi pres të të mbaj në krahë

Deputetja shqiptare jep lajmin e ëmbël: Mezi pres të të mbaj në krahë

Publikuar më: 16:28 02-08-2022

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi është nënë e një djali. Ndërkohë, së fundmi ajo ka treguar se është sërish në pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PDK-së ka ndarë një foto, ku ekspozon barkun e rrumbullakosur.

“Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar deputetja krahas fotos së bukur.

 

Kujtojmë që prej dy legjislaturash, Shoshi është pjesë e Parlamentit si deputete.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766