INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti gjerman i pabindur nga çfarë ka dëgjuar për Tiranën

Deputeti gjerman i pabindur nga çfarë ka dëgjuar për Tiranën

Publikuar më: 16:33 08-03-2019

Deputeti i Bundestagut gjerman, Tobias Gottardt tregon se ka dëgjuar shumë mbi situatën politike në Tiranë por mesa duket asnjë nuk e ka bindur. Për këtë ai sot zhvilloi takime me deputetë në Kryesinë e Kuvendit. Edhe pas këtij takimi, deputeti gjerman, ndryshe nga shumë ndërkombëtarë të tjerë, nuk ka dalë hapur kundër vendimit të opozitës për të djeguar mandatin. Por si europian, ai kërkoi dialog.

“Doja ta prekja nga afër realitetin. Kam dëgjuar kategori të ndryshme përfaqësues fondacionesh dhe kryetarë grupesh parlamentare. Sigurisht nuk besoj që më takon mua të jap komente për situatën e brendshëme politike por dua të shpreh qëndrimin tim se ata që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe përballimit të çdo situate me dhënien e argumenteve gjithnjë pro dialogut.  Si një europian i bindur në vlerat që transmeton BE unë jam këtu për të mbështetur çdo hap që Shqipëria po ndërmerr drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814