INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet makina e re ELEKTRIKE dhe VEGANE [FOTO]

Prezantohet makina e re ELEKTRIKE dhe VEGANE [FOTO]

Publikuar më: 15:26 08-03-2019

A nuk do ta donit një makinë sportive, që adhurohet nga të gjithë dhe që nuk ndot ambientin?

Një makinë e tillë e quajtur Lagonda e re e Aston Martinit, është prezantuar në “Geneva Motor Show”. Lagonda e Re furnizohet me energji elektrike dhe është “vegane”, raporton Euronews.

Pjesa e brendshme e makinës është tepër luksoze dhe pse nuk përbëhet nga lëkura, ndaj ajo quhet vegane.

Teksa janë pyetur rreth makinës së re dhe sesi lindi ideja për këtë makinë vegane, drejtori i dizajnit tek Aston Martin është shprehur se gjithçka ndodhi pa u menduar. Ai shpjegon se teksa po rishikonin dizajnin e makinës kuptuan se ishin veganë dhe kjo do të ishte diçka interesante për ta prezantuar me publikun.

Makinës i është hequr motori nga pjesa e përparme, duke u kthyer kështu në automjet elektrik. Makina tani ka më shumë hapësirë dhe kjo ka lejuar Aston Martinin ta shfrytëzojë pjesën e brendshme të mjetit për të futur bagazhe apo sende të ndryshme.

Ky është modeli më i fundit i makinave ekologjike që u prezantua në panairin e makinave në Gjenevë. Prodhimi do të fillojë në Wells, në vitin 2022, ndërsa nuk dihet ende çmimi i saj.

makinabr.jpg

makin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167