INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Para, shtëpi, drejtori e tendera nga pushteti për kandidatët e opozitës’

‘Para, shtëpi, drejtori e tendera nga pushteti për kandidatët e opozitës’

Publikuar më: 17:01 04-03-2019

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kandidatët që do të zëvendësojnë opozitën në Parlament do të marrin shpërblime. Pushteti, shkruan ai, u ka ofruar para, shtëpi, drejtori e tendera. “O zot sa para, shtëpi, drejtori e tendera janë sot në “ofertë” nga pushteti për kandidatët e opozitës! Janë disa raste që më konfesojnë në konfidencë, se si shokë, miq e familjarë u janë ofruar këto ditë kandidatëve që të plotësojnë formularin... Vetëm ta bëjnë se “do t’u ndryshojë jeta...” Respekt për të gjithë ata kandidatë që ju përgjigjen ndershmërisht nevojës për të rivendosur demokracinë reale në vend!”, shkruan Manjani, duke shtuar se kjo është një provë që tregon sa të rëndësishme janë emrat që cakohen për t’u zgjedhur. “Njëkohësisht, kjo ishte një provë tjetër, më e forta ndoshta, që shpresoj të bindë partitë se sa të rëndësishme janë ato dreq listash. Demokracia fallco është tashmë e varrosur në parlamentin më të turpshëm të të gjithë periudhës pluraliste. Dhe të mendosh se sa të ndershme e të lira i bëjnë zgjedhjet....Pu pu pu pu pu...Turp!”, shkruan ish-ministri. 

Article Logic
Execution time: 0.0042228698730469