INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti demokrat kërkon falje në Kuvend: Ndjesë që nuk bëmë atë që ju premtuam

Deputeti demokrat kërkon falje në Kuvend: Ndjesë që nuk bëmë atë që ju premtuam

Publikuar më: 11:39 29-04-2018

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar ia kushtoi asaj pjesë të shoqërisë që ka vuajtur përndjekjen dhe ende nuk ka rritur të rehabilitohet, duke u ka kërkuar falje të gjithë ish-të përndjekurve politikë. Alibeaj kërkoi ndjesë për atë që Partia Demokratike nuk arriti të bënte për këtë kategori që ka mbështetur gjithmonë demokratët. Sipas tij, PD nuk ka bërë sa duhej, dhe për këtë arsye kërkoi ndjesë para të gjithëve. “Të përndjekurit politikë ndoshta kanë qenë dhe të zhgënjyer dhe të pakënaqur dhe kritikë ndaj PD, por nuk hoqën dorë nga ne. Kërkoj ndjesë, për atë që nuk arritëm të bënim, për atë çfarë nuk bëmë për të përndjekurit politikë edhe pse ua premtuan. Rehabilitimi i tyre shpirtëror ende nuk është bërë. Por gjithsesi zemërgjerësia dhe bujaria që burojnë nga sakrifica,që këta njerëz kanë hequr sot e në të ardhmen është inspirimi kryesor politik që duhet të inspirojë PD, për të përballuar të keqen që ka pllakosur Shqipërinë si një fantazme e të keqes. Njerëzit duhet të gjejnë inspirimin tyre politik tek demokratët. Një opozitë e vështirë siç është kjo e jona, ka marr iniciativën për dekomunizimin e vendit ”- shtoi më tej demokrati.

Article Logic
Execution time: 0.0032799243927002