INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme! Dëshmon shkodrani që vrau gruan e dytë me çekiç: Ju tregoj pse e bëra

E tmerrshme! Dëshmon shkodrani që vrau gruan e dytë me çekiç: Ju tregoj pse e bëra

Publikuar më: 11:28 29-04-2018

Gjykata në Shkodër ka vendosur ‘arrest me burg pa afat’ për Bashkim Telin, 69 -vjeçari qe vrau gruan e tij Suzana Shemuni në Shkodër. Gjatë seancës të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Teli ka shfaqur çrregullime gjatë dëshmisë së tij. Mbrojtja ka kërkuar ekspertizë neuro-psiqike pasi Bashkimi, që vrau gruan me çekiç, deklaron se ka krimba, të cilët nga zorrët i kalojnë në trup, krahë, fytyrë dhe i dalin nga goja.
Ai në vitin 2012 ka pësuar aksident automobilistik dhe nuk është kuruar plotësisht. Ai nuk pranoi mbrojtje pasi gjykon se i ka ditët e numëruara.

Sipas të dhënave, bashkëjetuesja e tij Suzana prej një viti kishte bërë që Bashkim Teli të humbiste çdo kontakt me familjarët dhe vajzat e tij. Të bijat i kanë thënë që prej një viti nuk kontaktonin me të atin. Ky i fundit pranoi se ishte zënë me Suzanën për çështje lekësh.

“Donte të dinte se ku i shpenzoja paratë dhe i donte ajo për vete. Disa herë ia kam dhënë, ndërsa këtë herë nuk doja t’ja jepja. Ajo u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin. Me pas na humbi kontrolli dhe e qëllova. Kuptova pas pak se kishte humbur jetën dhe dola nga banesa”,- dëshmoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551