INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënimi i Saimir Tahirit, Ambasada Amerikane reagon për “peshqit e mëdhenj” [FOTO]

Dënimi i Saimir Tahirit, Ambasada Amerikane reagon për “peshqit e mëdhenj” [FOTO]

Publikuar më: 21:44 12-05-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin. Për këtë lajm ka reaguar, Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi, Vasili dhe tani edhe Ambasada Amerikane.
Ajo ka përgëzuar këtë vendim të Gjykatës, duke e konsideruar si shenjë të luftës kundër korrupsionit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata.

Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar.
Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.
Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda.

 EMBA.png

Article Logic
Execution time: 0.0031228065490723