INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmtim horror në kokë, Rey Manaj transportohet me urgjencë në spital [VIDEO]

Dëmtim horror në kokë, Rey Manaj transportohet me urgjencë në spital [VIDEO]

Publikuar më: 11:40 05-01-2019

Rey Manaj është transferuar me urgjencë në spitalin universitar të Granadas, pasi pësoi një goditje në fytyrë gjatë ndeshjes që skuadra e tij Albacete ka zhvilluar në transfertë ndaj Granadas.Sikurse shkruajnë të gjitha mediat prestigjioze spanjolle, përfshirë “AS” dhe “Marca”, vetë klubi ku luan shqiptari ka njoftuar se sulmuesi ka pësuar një traumë të trurit dhe priten rezultatet e testeve për të mësuar mbi gjendjen e tij.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e 23’ të ndeshjes, kur Manaj fitoi duelin ndaj German për një top të diskutueshëm dhe mori kontrollin e topit.Mbrojtësi ngriti këmbën në tentativë për të larguar topin, por arriti me vonesë dhe goditi me këpucë në fytyrë sulmuesin shqiptar të Albacete.

Një goditje kjo që shkaktoi rrëzimin pa ndjenja të Manaj në fushë, me një përplasje të fortë. E menjëhershme ishte ndërhyrja e ndihmës mjekësore për të asistuar sulmuesin e kombëtares shqiptare që luan në divizionin e dytë të kampionatit spanjoll. Pas rreth 5 minutash ndërhyrje, Manaj u transportua me barelë, i mbuluar me batanije, jashtë fushe, për tu transferuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit.

Article Logic
Execution time: 0.0038042068481445