Historia e tij është mes talentit gati për të shpërthyer dhe personalitetit e karakterit tepër të vështirë. Një egocentrik dhe mendjemadh që për këtë arsye ka mbetur në vend. U duk sikur në Gjermani kishte lindur një yll futbollistik dhe Schalke 04 do të vendoste edhe klauzolën e famshme pretj thuajse 50 mln eurosh, por djaloshi me origjinë kosovare i lindur në Osnabryk jo vetëm që nuk do të bënte hapa përpara, por do të niste një kalvar të gjatë huazimesh e transferimesh, nga Gjermania në Austri, nga Austria në Holandë, aty ku sot vesh fanelën e Willem II.
Bëhet fjalë për Donis Avdijaj, që është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës dhe, në kohën kur telefonata nga Shqipëria mbërriti në celularin e tij, u përgjigj me një "jo, faleminderit". Mendonte të luante me Gjermaninë, por kështu nuk ndodhiPalët janë takuar në fund të vitit të shkuar, pra në dhjetor, teksa kanë diskutuar për mundësinë që ai të vishet bardhezi. Por, kujdes, jo me ekipin e Massimiliano Allegrit, por me Juventusin U-23, që stërvitet në Vinovo e jo Kontinasa.
Në qëllimet e trajnerit të bardhezinjve, që marrin pjesë në Serinë C, pra kategoria e tretë, gjeometritë e Avdijajt, që është vetëm 22 vjeç dhe ka ende rrugë për të bërë, janë të rëndësishme. Kontrata e tij skadon verën që do të vijë, ndaj edhe mund të transferohet me parametra zero. Avdijaj me Kosovën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe shënuar dy gola.








4 Mar 2026 





