Rinovimi i Mauro Icardit tek Interi ngelet ende pezull. Drejtuesit zikaltër kanë planifikuar që tani një takim me Wanda narën, bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit të Interit, me të cilën do të diskutojnë nga afër për kushtet e reja të kontratës.
Oferta e fundit e Interit për argjentinasin ka qenë reth 7 milionë euro në sezon dhe heqjen e klauzolës së prishjes së kontratës për shumën e 110 milionë Eurove, por Wanda ka refuzuar prerazi, duke kërkuar të paktën 9 milionë Euro dhe vetëm rritjen e klauzolës me 20 apo 30 milionë Euro.
Përveç aspektve ekonomike, mes palëve ka pasur edhe disa replika në distancë gjatë muajit Dhjetor, të cilat kanë prishur disi atmosferën e komunikimit, dhe tashmë as optimizmi i Marottës nuk duket plotësisht i mjaftueshëm.








4 Mar 2026 





