Deklaratat e fundit të Arjan Konomit në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ai foli për prapaskenat e “Për’puthen” dhe përmendi edhe emrin e Shqipe Hysenajt, kanë sjellë një reagim të menjëhershëm nga ish-konkurrentja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shqipja ka kundërshtuar ashpër akuzat dhe mënyrën se si është përfshirë në diskutim, duke e akuzuar opinionistin se kërkon vëmendje përmes emrit të saj. Ajo ka përdorur edhe tone të forta ndaj tij, duke e ironizuar publikisht.
Në reagimin e saj, Hysenaj ka mohuar kategorikisht çdo aludim për marrëdhënie intime në prapaskenat e emisionit, duke sfiduar publikisht që të dalë ndonjë person që e vërteton një gjë të tillë. Sipas saj, këto deklarata janë të pavërteta dhe qëllimshëm të ekzagjeruara për të krijuar zhurmë mediatike.
Përveç kundërshtimit të akuzave, ajo ka vijuar me një ton kritik ndaj Konomit, duke e akuzuar se shpeshherë ndërton deklarata të forta për vëmendje televizive. Në fund të reagimit të saj, Shqipja ka lënë edhe një nënkuptim të fortë personal, duke shtuar më shumë debat rreth përplasjes së tyre publike.
“Bravo se këto lajme ecin…, lajmi fake merr gjithmonë dhen, po mua balta jote as nga poshtë nuk mi bën këpucët pis… Informohu herë tjetër, se vetëm të gënjejnë ty dhe del si pulë pa kokë në studio televizive. Ps. Le të dali ai ‘burrë’ që ka bërë seks me Shqipen. E SFIDOJ këtë publikisht?!!! Nëse nuk del dihet kush gënjen.E di unë pse më ke inat ti? Sepse vetëm unë ta di atë Sekretin tënd të Vogel që ty të dhemb aq shumë” shkruan Shqipja.









14 Apr 2026 





