INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëborë dhe stuhi, ja cilat janë zonat më problematike [FOTO]

Dëborë dhe stuhi, ja cilat janë zonat më problematike [FOTO]

Publikuar më: 13:31 25-02-2018

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore dhe stuhi në disa zona në veri të vendit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata më problematike paraqitet në Qarkun e Dibrës dhe Kukësit.

Mjetet dhe forcat janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.

Mësohet se vështirësi të shumta ka pasur në qarkullim për shkak të ngricave.

Rruga e Kombit është e hapur por ka prezencë të dëborës dhe ngricës.

Trashësia e borës arrin deri në 35 cm.

Fotot e mëposhtme janë nga qyteti i Kukësit.

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219