INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një i vdekur në rrethana mistrioze

Një i vdekur në rrethana mistrioze

Publikuar më: 09:35 22-09-2017

Është gjetur në Dibër një trup i pajetë. Mësohet se i përket një 42-vjeçar nga fshati Blliçe i Dibrës. Vrasësit apo dëshmitarët janë zhdukur, por kanë mundur ta dërgojnë deri tek Urgjenca e Spitalit të Dibrës dhe më pas e kanë lënë vetëm e askush se di se në çrrethana ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Dibrës dy persona ende të pa identifikuar kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit. Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553