INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet një i vdekur në breg të detit

Gjendet një i vdekur në breg të detit

Publikuar më: 10:46 27-01-2017

Trupi i një 70-vjeçari është gjetur mëngjesin e kësaj të premte në breg të detit, në afërsi të Malit të Robit në Golem.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se viktima mashkull, rreth 70 vjeç është gjetur rreth orës 08.50 dhe nga të dhënat e para dyshohet se është mbytur nga dallgët e detit. Sipas të dhënave të policisë dallgët detit kanë nxjerrë trupin në breg.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e 70-vjeçarit.

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996