INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy vatra zjarri në pyjet e Dibrës dhe Vlorës. Emergjencat: Dëme të konsiderueshme

Dy vatra zjarri në pyjet e Dibrës dhe Vlorës. Emergjencat: Dëme të konsiderueshme

Publikuar më: 09:55 02-07-2017

Në 24orët e fundit dy vatra zjarri janë përhapur në pyjet e Dibrës dhe Vlorës, me dëme të konsiderueshme. Emergjencat Civile kanë paraqitur situatën më të fundit nga rënia e zjarreve në vend. 

Qarku Dibër
Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore gjatë natës deri në mëngjes për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu.
Qarku Vlorë
Në fshatin Zvërrnec, Njësia Administrative Qendër, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha si dhe një kabinë elektrike që ndodhej afër zjarrit pësoi dëme materiale.
Qarku Elbasan
Në fshatin Malasenj, ka rënë zjarr tek një hotel. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje automjete zjarrfikës me personel, të cilët kanë shuar me shpejtësi zjarrin, i cili nuk ka krijuar dëme.
Shtabi i Emergjencave bën me dije se ka ngritur shtabet përkatëse në çdo prefekturë për të përballuar çdo situatë.
“Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198”, thuhet në njoftim.

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268