INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju përvëloi dielli? Sinoptikanët sjellin lajmin e mirë

Ju përvëloi dielli? Sinoptikanët sjellin lajmin e mirë

Publikuar më: 09:51 02-07-2017

Në vendin tonë ka mbizotëruar i nxehti afrikan me temperatura ekstreme dhe një vapë të padurueshme. Mirëpo sinoptikanët sjellin lajmin e mirë tashmë. Lajm i mire nga parashikimi i motit per te gjithe ata qe u perveluan nga vapa e padurueshme. Sipas parashikimit të Meteoalb, sot do të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë ku pritet shtim i reve në pjesën më të madhe të vendit.

E DIEL: kthjellime dhe vranesira te lehta dominojne territorin deri ne mesdite kur pritet shtim i vranesirave ne pjesen me te madhe te vendit ndersa rrebeshe afatshkurtra shiu, do te kete ne veri dhe verilindje.

Ne te njejtat kushte mbetet territori shqiptar ne mesnate dhe oret e para te se henes, ku zonat veriore dhe kryesisht ekstremi verior, rrezikohen nga rrebeshe afatshkurtra te shiut.

Temp. e ajrit nuk sjellin ndryshime mengjesin e se dieles por RENIE te ndjeshme sjell mesdita duke ulur maksimalen ne rang vendi, ne vlerat 34 – 35 grade C.

Renia vijon dhe te henen kur pritet qe minimalja ne rang territori te zbrese ne 12 grade C (zonat juglindore) ndersa maksimalja deri ne 33 grade C.

Article Logic
Execution time: 0.0033211708068848