INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi, trajneri i Lazios?

De Biasi, trajneri i Lazios?

Publikuar më: 13:14 23-03-2016

Ofertat ndaj teknikut të Kombëtares Giani De Biasi duket se nuk mungojnë.

E fundit vjen nga Serie A. Romatoday.it shkruan sot se “De Biasi mund të marrë drejtimin e Lazio­s duke nisur nga sezoni i ardhshëm”.

Kështu, Evropiani pritet të jetë etapa e fundit e De Biasit në krye të përfaqësueses shqiptare.

Lazio pritet të nisë një revolucion sezonin e ardhshëm dhe De Biasi shihet si njeriu i duhur për të marrë timonin e Lazio­s.

Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biasi.

Tare, i cili ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë, është i bindur se De Biasi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lazio.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057