INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: Kjo ndeshje do të mbetet gjatë në memorien e të gjithë shqiptarëve

De Biasi: Kjo ndeshje do të mbetet gjatë në memorien e të gjithë shqiptarëve

Publikuar më: 23:37 19-06-2016

Ai na bëri të besojmë se nuk jemi më një ekip i vogël, me punën dhe idetë e tij na e bëri të pamundurën të mundur. Na solli shumë lojtarë që na realizuan një ëndërr që do mbetet gjatë në kujtesën tonë. E këndon hymnin si të ishte shqiptar. Gianni De Biasi, tekniku Italian i Kombëtares sonë, është shprehur pas përfundimit të sfidës se kjo ndeshje do të mbetet në histori të futbollit shqiptar.

“Ishte ndeshja më e bukur e turneut. Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe historike për Shqipërinë dhe besoj se do të mbetet gjatë në memorien e gjithë shqiptarëve

Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë për nga cilësia, me një skuadër që vështirë të pësojë gol. Ishim shumë të aftë të kërkonim golin. Jemi vendosur mirë në fushë. Skuadra e kërkoi gjatë gjithë ndeshjes fitoren. Meritonim më shumë në dy ndeshjet e para, por skuadra vuajti fillimin e edicionit – ishim disi në presion. Por tashmë ishim mësuar në këtë klimë dhe në fund pra morëm tre pikët e para dhe historike.

Kemi ndryshuar vetëm Kukelin që u skualifikua për kartona, më pas patëm një problem me Xhakën që s’ndihej mirë. Lojtarët që luajtën me Francën nuk mund t’i ndërroja pasi dhanë kontribut të madh. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin”.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652