INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasmat VIP nuk kanë të mbaruar! Futbollisti shqiptar i jep fund beqarise, Meda ‘ndez’ atmosferën në dasmën e futbollistit [VIDEO]

Dasmat VIP nuk kanë të mbaruar! Futbollisti shqiptar i jep fund beqarise, Meda ‘ndez’ atmosferën në dasmën e futbollistit [VIDEO]

Publikuar më: 12:11 15-07-2019

Mesa duket, dasmat VIP këtë verë nuk paskan të mbaruar. Mbrëmjen e djeshme, i ka dhënë fund beqarisë një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare I cili ështe, Ermir Lenjani.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me partneren, Herolinda, çifti këtë datë të rëndësishme kanë vendosur ta përcjellin me një dasmë madhështore, me të ftuar special.

Gjatë ditës së diel, familjarët e lojtarit kanë zhvilluar një ceremoni tradicionale për marrjen e nuses, ndërsa gjatë mbrëmjes është organizuar një dasmë në restorant për rrethin e gjerë shoqëror.

Të ftuar kanë qenë rreth 400 të pranishëm në sallë, ku kanë qenë të ftuar futbollistë, miq të Ermirit, po ashtu i pranishëm në dasmë ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si edhe personalitete të shumta të sportit dhe artit.

Për atmosferën dhe argëtimin e të pranishmëve është kujdesur këngëtari i njohur Meda, ku së bashku me Medën ka kënduar edhe këngëtarja e mirënjohur, Vjollca Haxhiu.

4-1.png

lenjani2.jpg

lenjani1-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314