INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthimi në Tiranë shoqërohet me klithmë krenarie nga Ansi Agolli [FOTO]

Kthimi në Tiranë shoqërohet me klithmë krenarie nga Ansi Agolli [FOTO]

Publikuar më: 12:47 23-06-2016

Pasi i bëri krenarë gjithë shqiptarët me performancën më shumë se thjesht dinjitoze në fazën finale të Euro 2016, tashmë kombëtarja shqiptare është rrugës për t’u kthyer në shtëpi.

Pavarësisht një shijeje paksa të hidhur për shkak se vetëm pak mungoi për të arritur atë që askush nuk mund ta kishte imagjinuar, kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira në Europë, djemtë kthehen me vetëdijen se na bënë të gjithëve të ëndërronim si kurrë më parë. Nuk kanë munguar postimet e tyre në rrjetet sociale për kthimin në Tiranë, ndër të cilat shkruam më parë për shkrimin shumë emocionues të Lenjanit në Facebook. Shumë më i shkurtër, por edhe shumë goditës ishin dhe fjalët e Ansi Agollit. Zëvendës-kapiteni i kombëtares lëshoi një klithmë të vërtetë krenarie nëpërmjet postimit të tij në Instagram, fjalë të cilat duhet të dëshmojnë ndjenjën e gjithësecilit futbollist kuqezi. Agolli bëri publike një foto ku po i ngjitej shkallëve të avionit, me mbishkrimin e pakët që vlen sa për mijëra fjalë “Me kokën lart! Ashtu sic na ka hije!”. Fjalë sa të forta, aq edhe të vërteta. 

Article Logic
Execution time: 0.0017468929290771