"Big Brother VIP Albania" nuk ka përfshirë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe personazhet publike. Figura të ndryshme kanë folur rreth dinamikave dhe banorëve, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha i cili foli me superlativa për Luizin.
Së fundmi, ka qenë Dafina Zeqiri ajo e cila ka zbuluar dy të preferuarit e saj nga ky reality-show. Artistja nuk përfshihet shumë në tema të tilla dhe madje është tërhequr edhe nga intervistat e shpeshta.
Por mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar se mbështet Luizin dhe Efin.
Dafina ka publikuar një foto në Instagram duke shkruar: "Efi + Luizi".