INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina Zeqiri konfirmon shtatzëninë e dytë gjatë koncertit

Dafina Zeqiri konfirmon shtatzëninë e dytë gjatë koncertit

Publikuar më: 14:53 17-05-2026

Një moment plot emocion dhe lumturi ka prekur publikun mbrëmjen e 15 majit në Tiranë, teksa Dafina Zeqiri ndau një nga lajmet më të gëzueshme në jetën e saj personalle. Gjatë koncertit madhështor “Supernova” në Sheshin Skënderbej, artistja zbuloi lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Mes dritave, muzikës dhe duartrokitjeve të pafundme të fansave, Dafina ndaloi për disa çaste për të ndarë emocionin me publikun. Me buzëqeshje dhe shumë dashuri, ajo tregoi se djali i saj, Daskan, së shpejti do të bëhet vëlla i madh.

Artistja nuk e fshehu lumturinë, teksa me humor tha se bashkë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, po ndërtojnë “një skuadër futbolli”, duke shkaktuar ovacione dhe reagime të ngrohta nga të pranishmit.

“Sonte kam kënduar vetë i dyti. Kemi vendosur me Kreshnikun të bëjmë një skuadër futbolli”, tha Zeqiri nga skena.

Kjo periudhë duket se po sjell edhe më shumë dritë në jetën e këngëtares, e cila vetëm pak muaj më parë përjetoi emocionin e mëmësisë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Daskan. Tani, familja e tyre po bëhet edhe më e madhe, ndërsa fansat kanë shpërthyer në urime dhe mesazhe të mbushura me dashuri për çiftin.

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955