Bullgaria ka rrëmbyer trofeun e “Eurovision Song Contest 2026”, duke triumfuar në finalen e madhe të edicionit të 70-të të festivalit europian të muzikës.
Në garën finale, Bullgaria la pas Izraelin, i cili u rendit në vendin e dytë, ndërsa fitorja u vulos falë mbështetjes së fuqishme nga publiku europian përmes televotimit.
Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Alis Kallaçi me këngën “Nan”, duke arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe dhe duke e mbyllur konkurrimin në pozitën e 13-të me gjithsej 145 pikë.
Nga votat e publikut, Shqipëria grumbulloi 85 pikë, një rezultat që tregoi mbështetjen e konsiderueshme të diasporës shqiptare dhe fansave të Eurovisionit në Europë.
Vlerësimi më i lartë për Shqipërinë erdhi nga Portugalia me 12 pikë, ndërsa Mali i Zi dha 10 pikë. Në anën tjetër, Greqia kontribuoi me vetëm 1 pikë, ndërsa Italia nuk i dha asnjë pikë performancës shqiptare.








11 May 2026 





