INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cristiano Ronaldo ndan lajmin e hidhur të vdekjes së djalit: ''Jemi të shkatërruar...''

Cristiano Ronaldo ndan lajmin e hidhur të vdekjes së djalit: ''Jemi të shkatërruar...''

Publikuar më: 21:35 18-04-2022

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ditën e djeshme ndau lajmin e hidhur për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur. Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Partnerja e tij, Georgina priste binjakë, por prej tyre, vetëm vajza mundi të jetojë.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, ka shkruar Ronaldo.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824