INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cristiano Ronaldo dhe i biri kërcejnë nën ritmet e “Hatixhe” të Capital T? [VIDEO]

Cristiano Ronaldo dhe i biri kërcejnë nën ritmet e “Hatixhe” të Capital T? [VIDEO]

Publikuar më: 18:49 11-07-2017

Edhe pse i ri në moshë, Capital T ka vite në tregun muzikor shqiptar dhe është një ndër këngëtarët më të njohur. Çdo këngë apo edhe bashkëpunim i Capital-it kthehet në hit dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe me projektin e tij më të ri nën titullin “Hatixhe”. Kjo këngë ka ardhur në një bashkëpunim me Mixey që brënda dy javëve ka mbledhur më shumë se 6 milionë klikime.

Për një moment, Trimi na ka bërë të kujtojmë se kjo këngë dëgjohet edhe nga Cristiano Ronaldo, duke u nisur nga postimi i tij më i fundit në Instagram. Capital T ka publikuar një video të futbollistit të Real Madrid bashkë me djalin e tij dhe një fëmijë tjetër duke lëvizur kokën ritmikisht, por i është montuar kënga “Hatixhe”.

 

@cristiano ??

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Duke parë lëvizjen e kokës, duket sikur e kanë dëgjuar me të vërtetë, por fatkeqësisht është thjesht një montazh. Capitali ka etiketuar Ronaldon në postim dhe ka vendosur një emoji duke qeshur me lot, si për të na thënë se është thjesht një shaka.

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559