INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
COVID-19 nuk kursen askënd, një tjetër futbollist SHQIPTAR infektohet, ja reagimi i tij! [FOTO]

COVID-19 nuk kursen askënd, një tjetër futbollist SHQIPTAR infektohet, ja reagimi i tij! [FOTO]

Publikuar më: 12:29 23-03-2020

Valdrin Mustafa ishte futbollisti i parë shqiptar që doli pozitiv me Coronavirus, ndërkohë që së fundmi është konfirmuar edhe një tjetër pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Shqipërisë U21, Leonardo Maloku.

Futbollisti 21-vjeçar e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ka marrë shumë mesazhe mbështetëse nga miqtë e tij. Maloku aktivizohet në Spanjë, ku është pjesë e San Roque Lepe.

Në të shkuarën ai ka luajtur në Itali, me Pescara, duke provuar ta aktivizohet në Serie B. Ai ka luajtur më pas edhe në ekipe të Serie C, si Santarcangelo, Fano dhe Fermana.

maloku.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443