INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Covid-19: 4 viktima të reja, rritet numri i të infektuarëve

Covid-19: 4 viktima të reja, rritet numri i të infektuarëve

Publikuar më: 18:26 13-09-2020

168 raste të reja me koronavirus janë zbuluar në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 877 testime nga ku u konfirmuan rastet.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore:

51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

Fatkeqësisht betejën me virusin nuk e kanë fituar 4 qytetarë, konkretisht:

Një 53 vjeçare dhe 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Në dy spitalet Covid janë të shtruar 178 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 9 të intubuar.

75 qytetarë e kanë fituar betejen me virusin 24 orët e fundit.

COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)
Testime totale 73904
Raste pozitive 11353
Raste të shëruara 6569
Raste Aktive 4450
Humbje jete 334 (Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2253
Durrës 503
Shkodër 350
Lezhë 260
Elbasan 229
Korçë 202
Fier 185
Vlorë 159
Kukës 140
Berat 79
Dibër 46
Gjirokastër 44

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043