INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmimet në fundvit, tregtarët e fruta-perimeve: Blerjet në zero [VIDEO]

Çmimet në fundvit, tregtarët e fruta-perimeve: Blerjet në zero [VIDEO]

Publikuar më: 20:19 30-12-2018

Çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar rritje edhe për festat e këtij fundviti. Më shumë se blerësit më të pakënaqur janë tregtarët. Për IN TV ata thonë se si asnjë vit tjetër blerjet kanë rënë në minimumin më të ulët. Ata thonë se njerëzit shkojnë me xhepa bosh dhe largohen me duar bosh. Të pyetur përse nuk i ulin çmimet, tregtarët theksojnë se nuk është në dorën e tyre kjo gjë.

"Ne varemi nga tregtarët e mëdhenj, ata i mbajnë çmimet e larta", tha për IN News një prej tregtarëve të vegjël.

Ndërkohë, edhe blerësit nuk ngurojnë aspak të thonë se sa shikojnë çmimet largohen, pasi janë të papërballueshme për ta. Ata thonë se do të blenë më pak nga sa u nevojitet.

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113