INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borë dhe ski? Njihu me destinacionin tënd të fundjavës këtë dimër! [FOTO]

Borë dhe ski? Njihu me destinacionin tënd të fundjavës këtë dimër! [FOTO]

Publikuar më: 17:24 08-12-2016

Pushimet e verës, të shkuara e të harruara. Është koha të mendojmë për ato të dimrit.

Ndonëse fundi i vitit na gjen gjithmonë me një axhendë super të ngjeshur, përsëri mendja na punon tek fundjavat pushim. Në fakt nuk është e lehtë të zgjedhësh lokacionin e duhur për t'u relaksuar, sidomos kur në dispozicion ke vetë 2 ditë, apo ndryshe 48 orë. Me shumë mundësi keni dëgjuar për Mavrovën, por ne si intv.al do donim t'jua sillnim edhe njëherë në memorie si një alternativë perfekte për pushimet e dimrit. I pozicionuar në veri-perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga malit i Sharrit, Korabit apo ai i Deshatit, Parku Nacional i Mavrovës është i aksesueshëm me makinë në vetëm 244 kilometra, ose të përkthyera ndryshe 3 orë e 21 minuta.

Mavrovo_2.jpg

Por sigurisht kjo nuk është e vetmja arsye për të vizituar Mavrovën. Përpos relievit fantastik të shtrirë në një sipërfaqe prej 73 mijë hektarësh, përfshirë këtu edhe Liqenin e Ngrirë, Parku i Mavrovës ofron shumëllojshmëri hotelesh për të qëndruar si dhe një nga resortet më të mëdha të skive në Ballkan. Ky i fundit i quajtur "Zare Lazarevski", në nder të krijuesit të tij, ka një kapacitet prej 1100 personash në 1 orë, ndërkohë që funksionon nga lartësia 1960 metra deri në 1250 metra mbi nivelin e detit.

11373161.jpg

Me fjalë më të thjeshta, një eksperiencë që duhet provuar. Fotot e përzgjedhura nga intv.al janë vetëm "maja e ajsberbut" e kënaqësisë që do të merrni duke vizituar Mavrovën këtë sezon dimri! 

Mavrovo_cover.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654