INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila është VIP-ja që ka dalë me të?! Marina Vjollca e pyet sa të dashura ka pasur, Majk HABIT me përgjigjen e tij! [FOTO]

Cila është VIP-ja që ka dalë me të?! Marina Vjollca e pyet sa të dashura ka pasur, Majk HABIT me përgjigjen e tij! [FOTO]

Publikuar më: 16:06 06-10-2019

Majk është një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili është komentuar shpesh jo vetëm për hitet që i ka dhuruar publikut, por edhe për jetën sentimentale. Majk ishte i ftuari special mbrëmë në natën e parë të emisionit “Klanifornia”, nën drejtimin e Marina Vjollcës.

Reperi u përball me disa pyetje vërtet pikante gjatë një interviste me Marinën, shumica e të cilave ishin për jetën e tij private. Majk tregoi mes të tjerave se ka dalë me një vajzë të famshme për publikun shqiptar, edhe pse kurrë nuk do ta tregojë emrin e saj.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka pasur më shumë se një lidhje të vërtetë, dhe çuditërisht ka pasur vetëm një “lidhje tamam”. Aktualisht këngëtari deklaroi se është single:

Sa është numri i të dashurave që ke pasur?

Majk: Një! Lidhje tamam kam pasur vetëm një.

Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?

Majk: Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh.

Ishte e suksesshme apo është e suksesshme?

Majk: Po.

Patët diçka më shumë?

Majk: Po.

Bionde apo brune?

Majk: Të dyja.

majk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713