INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet e VIP-ave shqiptarë që na mësuan se është e mundur të mos e urresh ish-in pas ndarjes! [FOTO]

Çiftet e VIP-ave shqiptarë që na mësuan se është e mundur të mos e urresh ish-in pas ndarjes! [FOTO]

Publikuar më: 20:26 20-03-2019

Miqësia me ish-in ide e mirë apo jo? 

Kjo pyetje me siguri ju ka munduar shpesh. Por, teksa ekspertët nuk e sugjerojnë për shkak se në ndonjë moment apo tjetër mund të lindin sërish ndjenja, disa nga çiftet shqiptare na kanë zbuluar se në fakt, miqësia mes ish-ev është e mundur dhe madje shumë më e thjeshtë nga sa duket. 

Më poshtë shihni disa prej tyre! 

Grazia dhe Stine

1.jpg


Këngëtari Stine dhe partnerja e tij Grazia kanë vetëm pak kohë që janë ndarë, kur bënë publike se lidhja e tyre ka marrë fund dhe secili vendosi të ndjekë rrugën larg njëri-tjetrit.

Lidhja e tyre e dashurisë përfundoi, por jo ajo e miqësisë. Stine dhe Grazia që janë prindër të një vajze, e mbështesin njëri-tjetrin dhe jo më larg se sot, këngëtarja publikoi në profilin e saj në Instagram, projektin e ri të Stines.

Albi Nako dhe Klaudia Pepa

3.jpg

Albi Nako dhe Klaudia Pepa ishte dyshja më e përfolur në muajt e fundit, pas divorcit dhe deklaratës së balerinës, e cila e quajti ish-bashkëshortin “vëllai i madh”.

Ata janë ndër çiftet që ruajnë marrëdhënie të mira dhe ende komunikojnë me njëri-tjetrin. Albi rrëfeu në emisionin “Rudina” se pavarësisht të gjithave, Klaudia do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij. Duke folur për arsyen e ndarjes, koreografi është shprehur:

“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian si karrieriste. Por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha. Mund të them vetëm një gjë. Pas “Amici-t”, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua. Isha unë ai që, duke menduar për karrierën e saj, nuk pranova. Ne do të jemi gjithmonë në kontakt për gjithçka, dhe asgjë s’ka për të ndarë”.

Roza Lati dhe Stine

2.png

Ata jetuan së bashku një histori të bukur dashuri. Por lidhja e tyre mori fund një ditë. Pavarësisht ndarjes, Stine dhe Roza u shfaqën në publik si dy miq që ruanin një marrëdhënie të mirë, edhe pas ndarjes. Madje moderatorja e fton këngëtarin për ta intervistuar në emisionin e saj dhe jo vetëm atë por edhe ish-partneren e tij Grazia.

Adrola Dushi dhe Adis Patushi

aevgtr.jpg

Ndarja mes saj dhe partnerit u përfol kur Adrola bashkë me të birin, Troin, u shpërngulën për të jetuar në SHBA, ku Adrola ka mamanë.

Por pas një periudhe të gjatë që nuk i shihnim më bashkë, ka qenë një dasmë familjare që ka bashkuar sërish Adrolën me Adisin. Nga fotot e postuara, ata të dy dukeshin të qeshur dhe të gëzuar pranë njëri-tjetrit dhe kushërinjve të Adisit. Pavarësisht të gjithave, duket se ata të dy kanë ende një marrëdhënie të afërt dhe i qëndrojnë gjthnjë pranë djalit të tyre Troi.

Alban Dudushi dhe Nigda Dako

dfvdfv.jpg

Alban Dudushi dhe partnerja e tij prej vitesh Bieta Sulo u bënë prindër në qershor të vitit 2017 me djalin Kroi Art. Por moderatori i njohur ruan marrëdhënie shumë të mira me të bijën e tij Joelle dhe ish-bashkëshorten, aktoren e “Portokalli”, Nigda Dako. Para lindjes së Bieta Sulos, Albani tha në një intervistë: “Vogëlushi është 50% yni e 50% i Joelle”.

Flori Mumajesi dhe Soni Malaj

wvefv.jpg
Dikur ishin çifti më i përfolur shqiptar, e pas ndarjes i vetmi kujtim ka mbetur hiti “Fluturimi 3470” me të cilin ishin pjesë e festivalit Kënga Magjike 2007.

Që nga ajo kohë Soni Malaj dhe Flori Mumajesi duket se kanë ndarë rrugët përgjithmonë, por kjo këngë do t’i kujtojë gjithmonë të dy në skenë. Në maj të vitit 2017 këngëtarja foli për herë të parë për ish-partnerin e saj, duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk kishte më kontradita:

“Mua më vjen mirë që kanë shumë vite në skenë dhe nuk ndalen. Unë do të doja që artistët shqiptarë që kanë talent të mos të ndalojnë, të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ecin me po ato ritme suksesi. Kjo ka ndodhur me këta dy kantautorë që kanë vazhduar me ritmet e suksesit të tyre që në fillim e deri tani dhe besoj se po vënë baza të mira”.

Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhelina Hadaërgjonaj

evev.jpg

Ai është i njohur për publikun shqiptar jo vetëm si një biznesmen, por edhe për lidhjen me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.

I ftuar në një emisioni në janar të vitit 2017, Fatmir Hysenbelliu flet për herë të parë për ndarjen e shumëpërfolur nga Anxhelina.

“Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë por kemi mbetur miq”, tha ai./iconstyle 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701