INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Çift i mrekullueshëm''/ Maluma shfaqet i qeshur pranë Kejvinës, por Oriola ka një lutje për të dashurën e këngëtarit latin [FOTO]

''Çift i mrekullueshëm''/ Maluma shfaqet i qeshur pranë Kejvinës, por Oriola ka një lutje për të dashurën e këngëtarit latin [FOTO]

Publikuar më: 09:56 03-07-2019

Kejvina Kthella ndodhej së fundminë koncertin e Malumës që u mbajt në Itali. Së bashku me Kejvinën ishte edhe reperja e njohur Tayna dhe menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika. Kejvina postoi shumë foto e video nga koncerti ku shfaqej duke shijuar muzikën e Malumës. Ndërsa ditën e djeshme modelja ka zbuluar se ka patur fatin edhe ta takojë këngëtarin.

Maluma ka pranuar që të bëjë një foto me Kejvinën e cila e ka postuar në Instagram duke shkruar: "Tani mund të vdes. Mirupafshim botë".

Bukuroshja shqiptare ka marrë shumë komente në këtë postim, por më epiku ishte ai i Oriola Marashit. Ajo i ka quajtur “çift i mrekullueshëm” Malumën dhe Kejvinën, por ka bërë një lutje shumë me vend: “Ishalla s’po na dëgjon Natalia”, duke iu referuar të dashurës së Malumës.

vine.png

 

Me të vërtetë duken shumë simpatikë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0032341480255127