INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, pas ''sherrit'', Kejvina po bëhet gati të takojë MALUMA-n në këtë datë? Ja ç’i thotë TAYNA, shihni si ia kthen ajo [FOTO]

Pra, pas ''sherrit'', Kejvina po bëhet gati të takojë MALUMA-n në këtë datë? Ja ç’i thotë TAYNA, shihni si ia kthen ajo [FOTO]

Publikuar më: 18:25 08-06-2019

Tayna dhe Kejvina Kthjella janë mikesha të mira, por kur vjen puna tek ylli kolumbian me famë botërore, nuk falin. Këngëtarja Tayna bëri një postim në Instagram ku shfaqej duke kërcyer një nga hitet e Malumas, i cili konsiderohet dhe një prej meshkujve më seksi të momentit.

Videoja e saj mori vëmendjen e kolumbianit, i cili e pëlqeu dhe Tayna vendosi ta bëjë publike këtë gjë. Menjëherë reagoi modelja Kejvina, e cila i shkruajti: “Është i zënë Maluma moj”. Këngëtarja nuk hezitoi të përgjigjej me një frazë teksti të këngës së saj, duke i thënë: “Po, me mua, po lidhja jonë është vetëm në snap”.Pas kësaj, modelja Kejvina Kthjella i bëri të qartë se mund ta mbajë në rrjetin social Snapchat dhe tregoi se e ka në Instagram. Biseda ishte miqësore dhe e shoqëruar me zemra.

papi.jpg

 

Të gjithë ishin në dijeni të këtij “sherri” virtual mes shoqesh dhe para pak ditësh menaxheri i njohur i VIP-ave ka bërë pak shaka me gocat. Ai ka publikuar disa foto të biletave nga koncerti i Malumas që do të mbajë në Itali dhe shkroi:

“Për zjarr në 1 korrik mezi pres të të shof si prezantuese Kejvina dhe të shof super performancën e Taynës përkrah Maluma” dhe ka etiketuar vajzat.

sarde.png

 

Teksa Kejvina ka publikuar një foto ditën e sotme nga Barcelona, nuk mund të mungonte komenti i Taynas e cila e pyeti “ke shku me praktiku spanjishten per 1 korrik(koncerti i malumas” mii?”.

Ndërsa Kejvina ia ktheu: “hahahahahahahahahahaahhaahahahhaah aj aj aj me kapeeee”.

vinet.jpg

 

Epo koncerti do mbahet në Sardenja, ndoshta gocat do të kenë mundësinë ta ndjekin Maluman nga afër.

View this post on Instagram

muy bien?

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105