INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarëëë?! Kanye West do të kandidojë për president?

Çfarëëë?! Kanye West do të kandidojë për president?

Publikuar më: 18:52 10-09-2018

Reperi Offset mendon se kandidatja më e mirë për presidente e SHBA-ve do të ishte Kim Kardashian për shkak të luftës që ajo po bën kundrejt reformës së burgjeve por mesa duket këtë gjë po e mendon seriozisht bashkëshorti i saj Kanye West.

Kanye West do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2024. Në një intervistë për DJ Pharris, në Power 92 Chicago, reperi i cili është i martuar me Kim Kardashian, konfirmoi se po planifikon të bëhet kreu i Shtëpisë së Bardhë. Fansat dhe publiku janë të mendimit se reperi i famshëm do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2024. Fillimisht u mendua se ai do të kandidonte në 2020-tën por si një mbështetës i Trump, Kanye do të presë që këtij të parit t’i përfundojë mandati.


Zërat për t’u bërë president kanë dalë që në muajin prill kur u publikua një imazh i Kanye-s me sloganin “Keep America Great” – shoqëruar me hashtagun “# Kanye2024”.

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766