Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke thyer heshtjen përballë komenteve të shumta që, sipas saj, kanë qenë fyese dhe të përsëritura ndaj trupit të saj.
Në një “InstaStory”, ajo u shpreh e habitur dhe e lënduar nga mënyra se si njerëzit ndihen të lirë të gjykojnë pamjen e saj fizike. Xheneta theksoi se ka përjetuar kritika ekstreme në të dyja situatat – si kur ka qenë shumë e dobët, ashtu edhe tani që ka shtuar peshë.
Ajo kujtoi se më herët është etiketuar me ofendime për shkak të rënies në peshë, ndërsa sot përballet me komente të tjera denigruese për ndryshimet në trupin e saj. Sipas saj, shumë prej këtyre gjykimeve vijnë pa asnjë ndjeshmëri apo reflektim.
Xheneta sqaroi gjithashtu se humbja e mëparshme e peshës nuk ka qenë zgjedhje estetike, por pasojë e problemeve shëndetësore, duke shtuar se aktualisht ndjehet më mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të.
E revoltuar nga ajo që e cilëson si “gjykim i vazhdueshëm”, ajo tha se shpesh ata që kritikojnë të tjerët nuk janë vetë në një gjendje perfekte, as në aspektin personal dhe as në atë emocional.
Në fund, ajo e cilësoi këtë sjellje si bullizëm të pastër dhe jo si mendim apo shaka, duke kërkuar që të ndalet normalizimi i komenteve fyese në rrjet.
Sipas saj, rrjetet sociale nuk duhet të përdoren për të gjykuar trupin e askujt, por për të shmangur dhe jo për të shtuar presionin mbi të tjerët.








6 May 2026 





