INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë pritet të ndodhë mes Luanës dhe këngëtares së njohur shqiptare? KIAMET! [FOTO]

Çfarë pritet të ndodhë mes Luanës dhe këngëtares së njohur shqiptare? KIAMET! [FOTO]

Publikuar më: 14:43 28-06-2019

Luana Vjollca nuk di të ndalet. Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare vazhdimisht ka treguar së është në kërkim të arritjeve të reja në karrierën e saj. Pas suksesit të padiskutueshëm me projektin muzikor “Sonte” dhe këngën “Bjondina”, Luana po përgatitet për një tjetër këngë të re.

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory, ka lajmëruar se po përgatitet për këngën e rradhës. Dhe ndoshta bashkëpunëtorja e Luanës, mund të jetë Fifi.  Kjo e fundit ka publikuar një foto me Luanën bashkëngjitur së cilës shkroi:

“Çfare po ndodh mes ktyre dyjave @luanavjollca ah ah ah !!!”.

Luana i komentoi duke shkruar: "KIAMET". Të gjithë fansat shkruajnë që mund të kenë një bashkëpunim, por s’dihet nëse Fifi do i shkruajë këngën Luanës apo do këndojnë të dyja bashkë.

  

Epo duhet të presim!

Article Logic
Execution time: 0.004072904586792