INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Martohet këngëtari i njohur me ish-Missin?Ja detajet ekskluzive të dasmës në Trokit [VIDEO]

Martohet këngëtari i njohur me ish-Missin?Ja detajet ekskluzive të dasmës në Trokit [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 28-06-2019

Moderatori i 'Trokit' në INTv Ermal Peçi, mirëpriti sot në studio këngëtarin e njohur Devis Xherahu. Ai ka publikuar së fundmi një këngë me aktoren e njohur Delinda Disha. Devisi tregoi se ishte surprizuar nga pritja që i bën aktores në një koncert të përbashkët ndaj e ftoi pa hezitim në projektin e tij.

aaaa.jpg

Ermali tha se kishte lexuar për dasmën e tij me bukuroshen Ertemiona Mejdani madje shtoi se në çdo intervistë flitet vetëm për këtë:
'Gjithmonë më pyesin, ma bëjnë gjithmonë, i them mos ma bëni më. Madje Ermiona ndaj s'jep shumë intervista se e pyesin vetëm për dasmën, aman o aman'.- tha këngëtari.

Duke qeshur, Ermali ndërhyn duke i thënë:
'Prit, përse s'do martoheni fare,fare?'

'Jemi martuar këtu (prek zemren). Po ta them ty, do jetë në kishë. Ceremonia e vetme do jetë në kishë, sapo dalim do kemi afër vetëm ata që duam dhe kaq'.

Pra planet janë të qarta, madje Devisi shtoi se nuk pëlqen dasmat me shumë njerëz, sidomos kur anëtarët e fisit fillojnë dhe pakënaqësitë. Po zarfat sa lëkë duhet të kenë? Ngacmimit të Ermalit, Devisi iu përgjigj direkt. Zbuloni më shumë në videon e mëposhtme. 

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332