INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kledi Kadiu emocionon të gjithë, poston video me momente të veçanta në përvjetorin e martesës me fjalë ku çdo femër do të kishte dëshirë t’i dëgjonte! [VIDEO]

Kledi Kadiu emocionon të gjithë, poston video me momente të veçanta në përvjetorin e martesës me fjalë ku çdo femër do të kishte dëshirë t’i dëgjonte! [VIDEO]

Publikuar më: 13:06 28-06-2019

Kledi Kadiu është një nga ikonat e baletit shqiptar dhe prej vitesh është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të kësaj disipline edhe në Itali.

Në 28 qershor të vitit që lamë pas balerini i njohur Kledi Kadiu celebroi dashurinë e tij me martesë në periferi të Romës, pikërisht buzë liqenit të Braçiano-s.

Çifti balerin i thanë njëri-tjetrit “PO” dashurisë së tyre disa vjeçare, ku së bashku kanë dhe një vogëlushe 3-vjeçare të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lea.

Një vit pas dasmës, balerini Kledi Kadiu është bërë nostalgjik dhe ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një video me momente të bukura që nga përgatitja e dasmës dhe deri më tani, të shoqëruar dhe me një urim special për bashkëshorten e tij përmes disa fjalëve mjaft emocionuese.

“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”- shkruan Kledi anash videos.

kledi1.jpg

10_31.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583