INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në shtëpinë e “mortit” në Palasë pas masakrimit të 12 vjeçarit…

Çfarë po ndodh në shtëpinë e “mortit” në Palasë pas masakrimit të 12 vjeçarit…

Publikuar më: 10:50 30-08-2016

Disa ditë pas masakrimit që iu bë të miturit të familjes Zani, që kishte shkuar për pushime tek gjyshrit në Palasë, nga një person i fisit të tij me probleme mendore, në banesën e tyre ka kapluar zia. Sipas Shekullit asgjë s’ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë ndonjëherë në shtëpinë e Llambro Zanit në Palasë.

“Rikthehemi në Palasë, pikërisht në shtëpinë e gjyshërve të Andra Zanit, 12-vjeçarit që pak ditë më parë u gjend pa jetë në duart e agresorit. Në shtëpi gjenden Llambro dhe Antigoni Zani, burrë e grua të moshuar, të cilët janë tërësisht të shokuar. Qëndrova pothuajse një orë në atë banesë, ku tashmë dy të moshuarit jetojnë vetëm. Më treguan disa fotografi të ëngjëllit të vogël që është ngjitur kushedi se ku. Një fëmijë i bukur, që e shfaq dukshëm lumturinë e vet.” – thotë gazetari i Shekullit.

“Shiko ëngjëllin e vogël të nënës, shiko sa i bukur është…shiko. O Zot, pse ma more, pse?! – ishin këto fjalët e gjyshes për të nipin.

Gulçimat e të moshuarës nuk mund të ndalojnë më. Në dhomën tjetër ka dhe të tjerë njerëz. Ata vijnë çdo ditë për t’u qëndruar pranë, për t’i mbajtur me fjalë, për t’u dhënë kurajo. Po çfarë kuraje mund t’u japësh atyre dy gjyshërve që deri pak ditë më parë ishin të lumtur në jetën e tyre?

Ata rrëfejnë se A. Z 12 vjeç u kthye nga rruga të marrë celularin që kishte harruar në shtëpi dhe ata e dinin në plazh, nuk e merrnin kurrë me mend se ….se nuk do ta shihnim më të voglin.

Gjyshja iu drejtua kështu gazetarit: “Gazetar, thuaju dhe të tjerëve të na lënë në dhimbjen tonë, në hallin tonë që na gjeti, në këtë…që..as hasmit të mos i ndodhë. Çfarë janë këto gjëra që shkruajnë këta njerëz, këto hollësira, e kujt i duhen ato, përveçse të na trazojnë shpirtin edhe më keq se ç’e kemi të trazuar?!”

Dy të moshuarit fisnikë në shpirt na thonë se prindërit, vajza dhe dhëndri, nuk e dinë plotësisht të vërtetën e ikjes së të voglit. Asnjëherë nuk do t’ua thonë ose nuk do të kenë guximin t’ua thonë. “U godit me një gur në kokë dhe kaq. Largimi i tij nga kjo jetë është e mjaftë që ata të shkrumboheshin në dhimbjen e tyre,”- ka mbyllur rrëfimin gjyshja.

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205