INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë operacioni ka bërë? Françeska Jaçe thyen “rregullin”, vesh të brendshme në emision: Hera e parë që…

Çfarë operacioni ka bërë? Françeska Jaçe thyen “rregullin”, vesh të brendshme në emision: Hera e parë që…

Publikuar më: 22:36 27-01-2021

Françeska Jaçe gjithmonë guxon me veshjet e saj në daljet televizive dhe ka pranuar se shkon në emision pa të brendshme. Por së fundmi, ish-banorja e BB ka thyer “rregullin” e saj. E ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ajo u shpreh se kishte veshur për herë të parë të brendshme për shkak të temperaturave të ulëta.

“Unë hera e parë që i kam veshur se zakonisht nuk i vesh, po thash hajt se ftohtë. Në gardërobë shpenzoj kurse në të brendshme jo shumë,”- u shpreh modelja e Instagram, duke qeshur.

Gjatë intervistës, ajo foli edhe për fotot e nxehta që publikon në rrjetet sociale, ku ekspozon format e saj bombastike, duke thënë se janë artistike.

“Nuk do thosha foto nudo, por artistike më mirë. Qëllimi i fotove është për arsye pune, për të reklamuar një biznes të caktuar por edhe për qejf sigurisht,”– tregoi Françeska Jaçe, ndërsa befasoi me deklaratën teksa u shpreh se do martohet kurrë.

“Nuk do martohem kurrë. Unë s’do martohem,”– u shpreh ajo.

Ish-banorja e BB pranoi se ka bërë operacion hundën, ndërsa “gjoksin e ka origjinal”.

“Kam bërë vetëm një operacion, hundën. Por gjoksin e kam origjinal,”– përfundoi Françeska Jaçe.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994