INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Françeska Jaçe tymos hashash në mes të pushuesve dhe fëmijëve [FOTO]

Françeska Jaçe tymos hashash në mes të pushuesve dhe fëmijëve [FOTO]

Publikuar më: 10:14 20-08-2019

Ish-banorja e “Big Brother” Françeska Jaçe padyshim që ia ka dalë mbanë të jetë një nga personazhet më të përfolur të shtypit rozë në Shqipëri.

f.JPG

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan për ndjekësit foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe private.

Me fotot e saj provokative, ajo nuk mund të shmangë të gjithë komplimentat dhe ndonjëherë edhe komentet negative të ndjekësve.

Së fundmi, ajo është fotografuar në një nga resortet më të frekuentuara në jug të vendit, në Dhërmi, duke tymosur cigare me hashash, në prani të pushuesve të tjerë familjarë.

Screenshot_1.jpg

Fotot e mbërritura ekskluzivisht në redaksinë e portalit newsbomb.al pasditen e djeshme, tregojnë ish-banoren e BB në “qejf” pas pirjes së cigares, ndërsa në shezlonët pranë saj ka pasur dhe fëmijë të vegjël. Pushuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimit të ish-banores së Big Brother, mirëpo e pashqetësuar ajo ka vazhduar të tymosë.

Posedimi dhe përdorimi i narkotikëve është një veprim i dënueshëm nga ligji i Republikës së Shqipërisë, neni 283 me nr 8733.

Screenshot_2.jpg

Screenshot_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447