INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Më ke vjedhur çantën Channel’, ish-banori i ‘Kafazit të Artë’ zbulon arsyen e sherrit mes Françeskës dhe Kejvinës [FOTO]

‘Më ke vjedhur çantën Channel’, ish-banori i ‘Kafazit të Artë’ zbulon arsyen e sherrit mes Françeskës dhe Kejvinës [FOTO]

Publikuar më: 13:03 26-08-2019

Françeska Jaçe dhe Kejvina Kthella janë ndër personazhet më të famshme dhe të preferuara për të gjithë publikun shqiptar.

Të gjithë ata që i ndjekin në rrjetet sociale Françeska Jaçen dhe Kejvina Kthellën kanë vënë re së fundmi që dy vajzat nuk kanë postuar më foto së bashku.

q1.jpg

Nga videot ku dy modelet përballeshin me “Range Rover-at” përkatës, dhe përshëndeteshin sot mes tyre ka një heshtje ‘thumbuese’.

Kjo gjë nuk ju ka shpëtuar ndjekësve në rrjetet sociale, dhe nga kurioziteti i madh i tyre kanë pyetur ish-banorin e “Kazafi I Artë”, Ben Kasemi, i cili është shprehur se Kejvina dhe Françeska nuk flasin me njëra-tjetrën duke treguar dhe arsyen.

gfj.JPG

Një fans e ka pyetur Ben Kasemin tek “Më bëj një pyetje” në llogarinë e tij të Instagramit i cili e ka pyetur:

“Po Françeska e kishte shoqe të ngushtë Kejvinën? A bën dhe brand bashkë?”- e ka pyetur një fans.

Por Beni nuk ka nguruar për ti kthyer një përgjigje duke na zbuluar dhe shkakun e sherrit mes Françeskës dhe Kejvinës.

“Boll me Françeskën se ia kemi rrit pazarin. Tani Kejvina i ka marrë borxh një çantë “Channel” kësaj dhe na i paska humbur kësaj ‘modeles’. Kjo e akuzon se Kejvina ia kishte vjedhur, dhe Kejvina si zonjë e rëndë ia bleu në dyqan dhe ia dha të re! Që atë ditë u prishën. Ps: Hajde sqarim hajde!”- ka shkruar ai.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Françeska Jaçes dhe as nga ana e Kejvina Kthellës për këtë sherr, por nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

auto_unnamed-file-31566800941.jpg

 

auto_g-11566800936.jpg

 

auto_f-11566800938.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832