INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? U tha se bënë sherr, STRESI dhe MATOLALE s’i kursejnë të sharat ndaj njëri-tjetrit! [FOTO]

Çfarë ndodhi? U tha se bënë sherr, STRESI dhe MATOLALE s’i kursejnë të sharat ndaj njëri-tjetrit! [FOTO]

Publikuar më: 11:37 03-06-2020

Për ata që nuk e njohin, MatoLale është një reper i ri në industrinë muzikore, i cili ka përkrahjen e Noizyt dhe grupit të tij. Mirëpo siç duket, MatoLale është përfshirë në një sherr së fundmi dhe çështja ka përfunduar në polici.

Lidhur me këtë nuk dinim gjë, por ishte Stresi ai që tregoi ngjarjen, pasi ai përfundoi në komisariat me miqtë e tij, sepse ishte denoncuar nga MatoLale dhe miku i tij.

Stresi ka publikuar një video të gjatë në Instagram, ku ka shpjeguar se kanë qenë policët që kanë shkuar tek shtëpia e tyre dhe i thirrën për të deklaruar, kjo pasi MatoLale është sulmuar para pak ditësh dhe ka akuzuar Stresin për këtë sulm.

Stresi ka sqaruar se pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje nga policia ata janë lënë të lirë dhe se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.

Stresi nuk ka kursyer dhe fyerjet dhe sharjet në drejtim të reperit të ri, për të cilin thotë se për herë të parë i dëgjon emrin, por thekson që s’mund të jetë reper përderisa bën denoncime të tilla.

“Sa dola nga komisariati. Po presim çunat e tjerë. Paskan bërë denoncime për ne. Me bo denoncim fantazëm nuk kam parë. Nuk e ka fajin as komisariati, por e kanë fajin njerëzit. I rref mileti dhe vjen më kapin mua. I kanë rrahur keq këta që quhen repera, që unë 12 vjet si kam njohur në rep, e tani duhet të vijnë tek unë, tek lagjia e Arkimedit. Ja çfarë reperash shqiptarë kemi që vijnë tek komisariati. Ahh çfarë më ka gjetur mua. Duhet të lë muzikën me çfarë kategorie më kanë ngatërruar mua. Jam futur unë në këtë kategori reperash turpi i Zotit. Na hapin probleme kot duke qenë në shtëpi mirë e bukur, na denonconi pa pikë lidhje. T’u fut në siklet çunat e lagjes. Gjitha çunat e lagjes në komisariat kot. Pse bëni denoncime pa pikë lidhje për ne? Mos më bëni tekste gangsterash kur vini denonconi në polici. Na vrasim na presim. Ju të hani m**in. Se di pse po lodh nervat me ju, por thash t’ua tregoj e njëherë muhabetin qysh është”, ka shtuar Stresi, ndërkohë që ka vazhduar duke shprehur mllefin për reperin e ri Mato Lale duke nxjerrë gjëra nga e shkuara e tij që në fakt ai ka qenë thjesht një kamarier dhe tani bën gangsterin me tekste rep-i.”, deklaroi Stresi në videon e publikuar në Instagram, por MatoLale nuk ka qëndruar duarkryq.

matola.png

 

Nëse mendoni se kjo ishte një histori e sajuar, gaboheni, pasi vetë reperi i ri e ka pranuar.

Ashtu si Stresi, edhe MatoLale ka përdorur Instagramin për të sqaruar ndjekësit e tij, të cilët ishin kuriozë të dinin se çfarë ka ndodhur, shkruan revistavip.Ai është shprehur se ngjarja është shumë e vërtetë, pasi kanë ardhur 15 persona për sherr, mirëpo ai dhe miqtë e tij ua kanë prishur planin.

“Është shumë e vërtetë ajo ngjarje që kanë ndodh, kanë ardhur 15 veta, por kanë ikur siç kanë ardhur. MatoLale di të thotë vetëm diçka, kam bo muzikë, kam parë punën timë dhe do vazhdoj të bëj muzikë gjithmonë, por kush më hy në hak, do ia nxjerr bukën nga goja.”, u shpreh Mato në videon e tij duke mos i kursyer të sharat dhe tregoi se ka frikë vetëm zotin.

bigb.png

 

Ai gjithashtu tregoi se nuk ka bërë asnjë denoncim në polici, por uniformat blu kanë bërë punën e tyre, kanë vazhduar procedurat dhe ai s’ka patur asnjë kontakt me ta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371