INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas postimeve për protestat në Amerikë, ENCA akuzon artistët shqiptarë: Pse nuk…[FOTO]

Pas postimeve për protestat në Amerikë, ENCA akuzon artistët shqiptarë: Pse nuk…[FOTO]

Publikuar më: 11:36 03-06-2020

Profilet në “Instagram” të personazheve të famshëm janë mbushur ditën e sotme me foto të zeza, pas protestave për vrasjen e George Floyd, nga efektivi i policisë që i vendosi gjurin në qafë deri në asfiksim!

#BlackOutTuesday është thirrja që po ndërmerret kundër racizmit. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe personazhe të njohur shqiptarë, të cilët kanë ndarë foto të zeza në llogaritë e tyre.

Duket se ky veprim i të famshmëve shqiptarë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares Enca Haxhia. Kjo e fundit akuzon hapur artistët shqiptarë se nuk po ngrejnë zërin për kauzat e vendit të tyre, por po bëjnë ç’bën amerikani, sepse është më trendy.

Ajo ka bërë një postim në “Instastory”, ku u bën thirrje të gjithëve të ngrihen njëzëri për një çështje që na prek edhe ne, si psh. ajo e komunitetit rom.

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek dhe ne. Pse nuk përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë?

Pse nuk ngriheni njëherë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë? Jooo jemi shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më “trendy”.

Jo se nuk më bën përshtypje tema e #blackouttuesday, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi…

Por do ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrihem për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendo për këtë.”- janë fjalët e Encës në postim.

denv.jpg

2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0083839893341064