INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! TUNA ironizon keq kolegët në lidhje me urimet për Festën e Flamurit

Çfarë ndodhi?! TUNA ironizon keq kolegët në lidhje me urimet për Festën e Flamurit

Publikuar më: 15:36 29-11-2021

Festa e Flamurit po vazhdon akoma edhe në mbrëmje me organizime të shumta kudo ku ka shqiptar ndërsa atmosfera patriotike u shfaq edhe në rrjete sociale. Ditën e sotme Instagram-i dhe Facebook-u ishte i tëri kuq e zi.

Kësaj vale urimesh e festimesh iu bashkuan edhe një numër shumë i madh i të famshmëve. Disa publikuan këngë e të tjerë të paktën një fotografi me veshje apo simbole me motive patriotike.

Por në mesin e atyre që këtë ditë e kaluan normal si çdo ditë tjetër ishte Tuna Sejdiu. Artistja nga Shkupi nuk bëri ndonjë urim madje ka ironizuar me të famshmit dhe kolegët e saj.

“Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini”, ka shkruar Tuna sipër një fotografie të atdhetarit të madh nga Kosova, Isa Boletini.

rrez.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111