INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Ronela Hajati rrëfen momentet e dhimbshme që po kalon: Të tronditet jeta…

Çfarë ndodhi?! Ronela Hajati rrëfen momentet e dhimbshme që po kalon: Të tronditet jeta…

Publikuar më: 11:32 22-06-2021

Ronela Hajati ka rrëfyer se viti 2020 ka qenë i “tmerrshëm” edhe sipas saj vijon të jetë ashtu, mirëpo forca që ka brenda vetes ka bërë që të ecë para pa u kuptuar nga ndjekësit se me Ronelën ka diçka që nuk shkon.

Ajo është shprehur se shumë gjëra i kanë ndodhur që e kanë tronditur mirëpo i lutet Zotit që të ketë shëndet.

“Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do ec jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua. Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare. Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke cfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh”, thotë Ronela.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111